Agron Tanushi është personi që ka ekzekutuar me armë zjarri nusen e vëllait të tij, Jetmira Hasanin. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, në orën 17:40, të pasdites së sotme. Gjithçka erdhi pas një sherri për motive të dobëta në familje.

Paraprakisht dyshohet se Tanushi e ka vrarë Hasanin për çështje morali, por që ende nuk dihen rrethanat saktësisht. Pas ngjarjes, Tanushi është larguar ne drejtim te paditur.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.