Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar dhe një 38-vjeçar në kuadër rë operacionit “Stroke”.  

29-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, ndërsa 39-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një pistoletë, në makinën luksoze tip "Jaguar".

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor “Stroke”.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një automjet tip Jaguar.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim por edhe të atyre që posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë zhvilluar operacionin “Stroke”.

Si rezultat, është kapur shtetasi i shpallur në kërkim:

Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ”Kultivimi bimëve narkotike”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë, banues në Sarandë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri pistoletë,
1 automjet tip Jaguar.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambjente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.