Një 73-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Ksamil të Sarandës.

Mësohet se shtetasi Shyqiri Saliaj është plagosur aksidentalisht nga bariu Xhevahir Mema, i cili ka dyshuar se është ujk.

Aktualisht i plagosuri Saliaj po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.