Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme dy persona të moshave 28 dhe 25 vjeç, të cilët akuzohen se kanë vendosur gjoba duke kërcënuar shtetasin Sh.S. 46 vjeç.

Sipas Policisë, Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, prej muajsh kanë kërcënuar shtetasin Sh.S. banues në Vlorë gjithashtu.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se ai nuk do të jepte shumën e kërkuar, pra 100 mijë euro.

Hetimet tregojnë se gjobvënia nisi pas një sherri banal mes Sh.S. 46 vjeç dhe Endri Beqirajt.