EMRAT/ Nën hetim për vrasje dhe drogë, kush janë personat nga Durrësi që duhet të deklarojnë pasurinë

29/05/2020 - 13:05

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal, 4 nga të cilët nga qyteti i Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasti:

  • Morel Kërtalli nga Durrësi nën hetim për vrasje në rrethana cilësuese; 
  • Enkel Kërtalli nga Durrësi nën hetim për vrasje në rrethana cilësuese;
  • Ilir Oshafi nga Durrësi, i dënuar në Itali për prodhim dhe shitje droge të kryer në bashkëpunim 
  • Gentian Malindi nga Durrësi, person nën hetim për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.
  • Akil Alushi nga Tirana i dënuar për trafik droge

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- A. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

- M. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

- E. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

- I. O., banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

G. M., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.

Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes.

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.