Një i ri nga Tepelena sulmon të atin me thikën e bukës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Tepelenë në lagjen DEMOKRACIA, ku Klaudio Baca, në konflikt e sipër pas një përplasje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.

Për pasojë, i ati i tij, Luan Baca ka ngelur i plagosur në pjesën e dorës së majtë. Ai është shmangur nga goditja frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.

Menjëherë forcat e policisë së Tepelenës kanë shkuar në vendngjarje duke e izoluar dhe më pas arrestuar agresorin.