Gjashtë persona janë arrestuar nga një aksioni antikanabis i Policisë së Gjirokastrës, ku u sekuestruan 150 kg kanabis.

Sipas policisë droga u kap në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërsa u arrestuan 6 autorët dhe njëri u shpall në kërkim.

1-Ramiz Jahaj nga Vlora

2-Mikel Ziflaj nga Memaliaj

3-Leonidha Kociaj nga Mallakastra

4-Sefer Dukaj nga Vlora

5-Matjana Betaj nga Memaliaj

6-Ervin Saka nga Vlora

“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin  në drejtim të qytetit të Vlorës”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.