Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:54 pranë një pike bastesh në rrugën "Aleksandër Moisiu". 

Policia thotë se shtetasit Rivelino Mumajesi, 36 vjeç; Ibrahim Durollari, 28 vjeç; dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjëndje më të rëndë shëndetësore.

Banorë të zonës deklaruan se kishin dëgjuar më shumë se 20 të shtëna dhe të bërtitura.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një përplasjeje mes dy grupeve të rinjsh që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.