Një bandë grabitësish shqiptarë u shkatërrua gjatë mbrëmjes së djeshme nga agjentët e policisë së Casertës. Siç raportojnë mediet italiane bëhet fjalë për Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian dhe Mensur Daci, 32 vjeç.

Mbi të katër rëndojne akuzat e grabitjes, rezistencës ndaj një oficeri policie dhe tentativa e vrasjes. Fillimisht mësohet se  policia vuri re katër shqiptarët brenda një makine, të cilët po ecnin në mënyrë të ngadalësuar pranë shtëpive private.

Sjellja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët. Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.