Fatmir Muhaj u vu në pranga nga policia italiane pasi akuzohet si pjesë e një bande kriminale në shtetin fqinj që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas mediave, i riu shqiptar, konsiderohej si “shefi i madh” i bandës që shpërndarjen e drogës e bënin në zonën Bolzano të Italisë. Ndërsa pas tij, rol të rëndësishëm në këtë grup, kishte një tjetër shqiptar, 41-vjeçari Ilir Nurja, i njohur me pseudonimin “xhaxhai”.

Edhe një vit më parë, 24-vjeçari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi goditi me gotë në kokë një polic italian, por u la në arrest shtëpie.

Fatmir Muhaj, nga hetimet e kryera, rezulton të jetë personi që furnizonte me marijuanë, hashash dhe kokainë tregun e Bolzanos.

Anëtarët e këtij rrjeti e grumbullonin drogën në një apartament, që ishte në përdorim nga një tjetër shqiptar, Ergyst Dalipi 24 vjeç.

Të tre shqiptarët kanë rënë në prangat e policisë italiane, sipas së cilës, Fatmir Muhaj kishte përfshirë në bandë edhe të dashurën e tij italiane. Giulia Dibello 41 vjeç ndodhet në masë sigurimi personal të arrestit shtëpiak.

Së bashku me Muhajn u arrestuan 12 narkotrafikantë të tjerë, mes tyre 6 shqptarë.