Një 26-vjeçar është vrarë me armë gjahu pasditen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfliktit të çastit mes viktimës Marjus Ismailit dhe 60-vjeçarit, i cili është i dyshuari kryesor, Xhevdet Lecinit.

Sherri mes të dyve ka degraduar deri në përdorimin e armëve. 26-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga arma e gjahut. Mësohet se viktima është nisur për në morgun e Durrësit, ndërsa 60-vjeçari është shoqëruar në polici, ku edhe po jep dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Ende nuk dihen detaje lidhur me shkakun e sherrit mes të dyve, që i ka kushtuar jetën të riut.