Në sajë të një operacioni anti-drogë, policia italiane ka shkatërruar një bandë të lëndëve narkotike në qytetin e Barit.

Në pranga kanë përfunduar 5 persona, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollit policia arriti të sekuestronte 2,3 kg kokainë që ishte fshehur në serbatorin e makinës si dhe 21,800 euro.

Të arrestuar janë shtetasit shqiptarë, Edison Hoxha 30 vjeç dhe Enea Ioannidou 32 vjeç, ky i fundit me banim në Gjermani, dhe italianët Giuseppe Lastella 53 vjeç, Francesco Lopez 46 vjeç, Paolo Piemonte 45 vjeç, si pjesë e bandës së trafikimit të lëndëve narkotike