Karabinierët e Bassano del Grappa në Itali kanë arrestuar tre të rinj shqiptarë si pjesë e një bande që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e Milanos. Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë: Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentin Kurtulla 27 vjeç dhe Xhovan Bela 25 vjeç.

Policia bën me dije se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5. Ajo u vu menjëherë në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë. U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

3 të rinjtë shqiptarë rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Të tre të arrestuarit akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre, vjedhje dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65. Mbi të rinjtë rëndon edhe akuza e trafikimit të drogës. Rreth një kilogram marijuanë u gjet në makinë, si dhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.