Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Bolonja, Itali. Dy të vdekurit janë shqiptarë, të cilët u përplasëm me aitomjetin më të cilin po udhëtonin, një Renault Clio. Mediat italiane kanë zbardhur sot identitetet e tyre.

Mësohet se bëhet fjalë për Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj., 38 vjeçe.

Kjo e fundit ishte e martuar. Siç shkruajnë mediat, bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri, ndërsa kishin tre vajza, më e madhja 16 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të ashpër në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë humbur jetën.