Në sajë të operacionit për  kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Policia e Durrësit ka ndaluar tre shetas, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi dhe një shtetas në kërkim kombëtar të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit "Vjeshtë 2017", në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatitit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Janë ndaluar shtetasit:

• Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;

•Eduart Bukmishi 55 vjeç,  banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit I.Driza,  Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti me Nr.157/05RMC datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike  e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 110  të Kodit Penal Italian si dhe  paragrafi  73, i ligjit "Për drogat"  Nr.909/90.

Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.

Në ngarkim të  E.Bukmishit,  Gjykata e Cantezaro / Itali  ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr.157/05RMC, datë 02.11.2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”parashikuar në nenet 3, 4 të  ligjit  Italian Nr.75/58.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017.

Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

• Ernest  Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Në ngarkim të shtetasit E.Shutina, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Nr.785, datë 11.09.2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.