Policia e Shtetit ka publikuar emrat e 32 personave më të kërkuar në qytetin e Elbasanit. Në këtë listë ka edhe persona të dënuar me burgim të përjetshëm, duke filluar që nga vrasjet, grabitjet, trafiqet dhe vepra të tjera penale.

Policia ka publikuar emrat, moshat dhe veprat penale të të gjithë të kërkuarve, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të raportojnë në kushtet e anonimatit nëse kanë informacion për vendndodhjen e ndonjërit prej tyre.