Një 16-vjeçare me origjinë nga Durrësi dhe një 19-vjeçar nga Maroku kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 16:00 ditën e djeshme në një rrugë mes Spilimbergo dhe San Giorgio della Richinvelda në Itali.

Sipas mediave italiane, të rinjtë që humbën jetën janë Elisa Pitussi dhe Catalin Fendic, të dy rezidentë në Spilimbergo. Mësohet se 19-vjeçari humbi kontrollin e makinës në rrethana ende të paqarta dhe doli jashtë rrugës, duke përfunduar në një kanal vaditës.

Ata që dhanë alarmin ishin dy miq të të rinjve, që udhëtonin para tyre me një tjetër makinë. Duke qenë se Elisa dhe Catalin nuk po mbërrinin, ata i morën fillimisht në telefon. Por kur asnjë prej tyre nuk u përgjigj, ata vendosën të ktheheshin pas me makinë, për të zbuluar kështu tragjedinë që kishte ndodhur.

Një prej tyre u përpoq që t’u vinte në ndihmë të rinjve, por rrymat e forta të ujit nuk e lejuan. Mësohet se edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë për shkak se presioni i fortë i ujit nuk i lejonte të hapnin dyert e makinës