Një i burgosur për përndjekje, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e burgut në Bradashesh të Elbasanit.

25-vjeçari Bledar Doda është spikatur nga gardianët teksa ka ndërmarrë aktin ekstrem.

I kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë, dhe e kanë transportuar më tej me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës. 

Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.