Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë për Zamir Sijanin, i cili plagosi me sende të forta në protestën e 2 qershorit Ymer dhe Erjon Çelën, babë e bir.

43-vjeçari nga Durrësi ka pranuar se ka goditur dy personat, por është shprehur se në fillim e kishin goditur ata.

Zamir Sijani, banues në Xhafzotaj, Durrës u arrestua dy ditë më parë ndërsa policia bëri me dje se ky shtetas ka qenë dënuar më parë për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ministria e Brendshme ka publikuar më herët pamje filmike ku 43-vjeçari është parë duke goditur me mjete të forta në kokë protestuesit. 

Pas arrestimit të këtij shtetasi policia tha se dosja për ngjarjen i kaloi Prokurorisë me akuzat për "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".