Një 60-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri. Ngjarja u regjistrua rreth pak pas mesnate në lagjen nr 6 në dalje të qytetit të Laçit, ndërsa shënjestër e slumit ishte shtetasi Gjovalin Zyma.

Zyma është sulmuar me armë, teksa po parkonte automjetin e tij pranë banesës. Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri automatiku, por fatmirësisht anjë nga plumbat nuk e ka prekur 60-vjeçarin, pasi u mbrojt brenda automjetit tip fuoristradë.

Duke shfrytëzuar errësirën, pasi ka qëlluar me armë autori është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Menjëherë pas ngjarjes policia ka ngritur postoblloqe dhe po kreh të gjithë zonën, por pa mundur ende që të identifikojë autorin.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merren në pyetje 60-vjeçari i cili ishte shënjester e atentatit për të mësuar më teper detaje.

Sipas burimeve po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë patur 60-vjeçari gjatë koheve të fundit me qëllim për të rënë në gjurmet e autorit të kësaj ngjarje.