Një aksident i rëndë u shënua në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik në spitalin e Traumës ka humbur jetën një nga të aksidentuarat.

Viktima raportohet të jetë Marjeta Gjergji, infermiere me maternitetin e Lezhës. Bashkë me të në këtë aksident mbeti i plagosur edhe bashkëshorti, fëmija i mitur, si dhe vjehrra.

Ndërkohë që po hetohen shkaqet e këtij aksidenti ku u përfshinë tre automjete.