Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me incialet E.M., 24 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Benz’ dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.

E plagosura Elda Samurri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e cila është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.  Drejtuesi i mjetit është arrestuar, pasi ndaj tij rëndon akuza për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.