EMRI/ Arrestohet 44-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

28/05/2020 - 12:12

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë 44-vjeçari Sazan Koromani, nga fshati Backë i Skraparit, i dënuar me 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Berat

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.

Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit, pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.

Një 58-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra penale të ndryshme. Njëri ndër ta është një 61-vjeçar me iniciale D.D.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ka përfunduar autori i dyshuar.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyr

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me shpërndarjen e kokainës në Pistoia dhe Prato, duke arre

Policia e Kolonjës finalizon operacionin anti-kanabis “Radovicka”, duke arrestuar një person.

Gjendet i mbytur një person në akuariumin  e portit të Durrësit.