EMRI/ Arrestohet 46-vjeçari nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

28/03/2020 - 10:10

  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar, i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale "Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike" dhe "Përdorimi i armëve të zjarrit", parashikuar nga Kodi Penal italian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një

Një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë, në unazën e Shkozetit.

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohuar të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin G

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka finalizuar operacionin e koduar "Teleferiku".

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Vetëm 23 minuta pas atentatit me dy të vrarë në një hotel në Laç, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tira

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur në Kreshovë të Kolonjës, në hangarin afër banesës së saj.

Dy minorenë të moshës 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Tri makina janë përfshirë në një aksident zinxhir mëngjesin e sotëm te rruga paralel me portin e Durrësit.