Policia e Shtetit ka arrestuar përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576 të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.