Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë holandeze dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
31-vjeçari i arrestuar është pjesë e "Bandës së Babagjyshëve" i cili rezulton i dënuar më parë edhe në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Nga hetimet, rezulton se grabitjet e realizuara nga banda e "Babagjyshëve" u shtrinë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër, ku grabitjet kishin një të përbashkët: ato kryheshin pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash nga keqbërësit.
31-vjeçari nga Puka, Fatmir Pjetri, bashkë me autorët e tjerë janë përgjegjës për 9 grabitje, 7 në Shqipëri dhe 2 në Strugë, ndërsa ajo që ka bërë më shumë bujë është grabitja e një argjendarie në një qendër tregtare, duke përfituar nga veshja e babagjyshit të Vitit të Ri.
Lista e vjedhjeve të kryera nga ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014:
- Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
- Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
- Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
- Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
- Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
- Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
- Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare X.
- Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
- Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.