Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar teksa u takua me një person tjetër për të shkëmbyer mes tyre doza të vogla me kokainë.

I arrestuari është 25-vjeçari Safet Halili, i cili ra në prangat e karabinierëve gjatë mbrëmjes së djeshme,  në lagjen “Vasto” në Napoli.

Pas kontrolleve të kryera, shqiptarit iu gjetën 8 doza kokaine me peshë 1.55 gram. Ndërkohë, personi tjetër që mendohet se ishte klienti i shqiptarit, u largua me shpejtësi nga lagjja, duke mos i dhënë kohë policisë që ta arrestonte.

Gjithashtu, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e të arratisurit, ndërsa mendohet  se shqiptari kishte rreth të gjerë klientësh, të cilëve iu shpërndante dozat e kokainës.