Një shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në Gjermani, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave gjermane, dy shqiptarët u qëlluan nga një makinë në lëvizje duke i lënë të plagosur.

Të dy u dërguan me urgjencë në spital, ku një prej tyre i identifikuar si Keidi Pasha, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Një banor i zonës është shprehur për “BILD” se nuk kishte parë asnjë, por kishte dëgjuar gjashtë të shtëna.

Hetuesit siguruan prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e viktimës për të dhëna për detaje dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.