Policia e Tiranës jep informacionet e para për vrasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë, viktima është 64-vjeçari Memli Begalla. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa akse.

Viktima është pronar i dy gomisterive.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri Memli Begalla, rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.