Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në ambientet e stadiumit në Tiranë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Naim Idrizi i cili ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.