Emiljan Sinjari është 27-vjeçari banues në Durrës, i cili u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se Sinjari ka qenë ish-punonjës i kompanisë së sigurisë në aeroport.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë periudhës 2016-2017, ai në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt vendeve të lartpërmendura, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.