Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli. Mediat angleze raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin Erald Mema, 33-vjeç, kreu i një bande kriminale mes Birmingamit, Oksfordit, Londres e Bristolit që bënte xhiro milionash nga trafiku i drogës.

Ndërsa e gjithë banda e udhëhequr prej tij u dënua në total me 150 vite burg. Sipas policisë britanike, Mema drejtonte 19 persona të tjerë të cilët gjithashtu janë arrestuar.

33-vjeçari ishte në gjendje të kontrollonte dhe të drejtojë rrjetin kriminal nga Mbretëria e Bashkuar dhe ndonjëherë nga atdheu i tij, Shqipëria. Organizata mund të menaxhonte trafikun e shumë dërgesave me kokainë, përmes një zinxhiri korrierësh të shpërndarë në terren.