Një sherr me thika ku për pasojë është plagosur një person, ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se i plagosuri është 20-vjeçari Elvis Metaj, banues në lagjen nr.18, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit ku dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja ndodhi pranë një lavazhi, ku 20-vjeçari i plagosur po zihej me autorin ende të paidentifikuar nga policia.