Një sherr i çastit që degjeneroi me përdorimin e armës së zjarrit i ka kushtuar jetën një 32-vjeçari në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.16 të qytetit, ku pas një konfliktit të çastit mbeti i plagosur në këmbë 32-vjeçari Jetmir Bregu.

Mësohet se viktima Jetmir Bregu, përdorte edhe emrin Ilir Kuçi.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku pas pak minutash ndërroi edhe jetë, informoi policia.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.