Zbulohet emri i porositësit të vrasjes të ish-kryekomisarit Artan Cuku që u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij. "BalkanWeb" mëson se bëhet fjalë për Bledar Jambellin, nga Fieri.

37-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila ka caktuar për të masën e arrestit me burg. Kërkimet policore për kapjen e tij deri me tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Artan Cuku u vra për shkak të detyrës në 8 prill 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. 42-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhërshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

Ka dyshime se Jambelli i ka dhënë Mikel Shallarit, personi që qëlloi me armë ndaj kryekomisarit, një shumë prej 3 mijë eurosh./BW