42- vjeçari shqiptar Altin Bushati është dënuar me 13 vite burg në Britani, pasi akuzohet se ka sulmuar dy gra në vitin 2017.

Guardian raporton se Bushati kishte qëllime për t’i përdhunuar këto gra dhe kishte tentuar me forcë t’i detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Ato e etiketojnë Altin Bushatin si një ‘përdhunuesi i Harlow’.

Ai u arrestua më 7 korrik të 2017 në Harlow dhe sulmet kishin ndodhur brenda në harkun kohor të një viti, në korrik 2016 dhe 2017.
Përfundimisht ai u shpall fajtor për katër akuza, për përdhunim, dy akuza sulmi fizik dhe një akuzë sulmi seksual. Pas vuajtjes së dënimit, Bushati do të deportohet në Shqipëri.