EMRI/ Dënohet me burg shqiptari që ruante shtëpinë me 200 mijë paund drogë

11/09/2019 - 16:27

Një i ri shqiptar, i cili pretendon të jetë viktimë e trafikut të qënieve njerëzore është burgosur me 2.6 vite burg në Skoci. Mediat vendase raportojnë se Mirjan Kastrati u arrestua në një fermë kanabisi brenda shtëpisë në qytetin Galashiels.

Para gjykatës 30-vjeçari tha se ishte viktimë e trafikimit dhe se po merrej me kultivim droge për të shlyer borxhin prej 16 mijë paundësh, shumë të cilën e kishte marrë borxh për të  kaluar ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pas një kontrolli të ushtruar në muajin prill, policia gjeti në banesën e shqiptarit 700 rrënjë kanabis, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë euro nëse do shitej në treg. Në momentin e kontrollit 30-vjeçari shqiptar po flinte në ambientet e kuzhinës. Prokurori Graham Fraser, solli në gjyq detaje të reja për sa i përket arsyeve se pse shqiptari synonte të shkonte në Britani të Madhe. 

“I akuzuari tha se ishte arratisur nga Shqipëria përpara vitit 2018. Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person i rëndësishëm në politikë, ishte vrarë. Pas mesazheve kërcënuese për veten dhe familjen ai ishte detyruar të ikte nga Shqipëria. Ai po punonte për një grup që të shlyente borxhin”, tha Fraser.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një grua shqiptare është gjetur e masakruar në shtratin e saj me goditje të shumta thikas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Policia italiane ka ushtruar kontroll në orët e vona të së premtes në lokalin e një shqiptari, në Via Leoncavallo, në Milano.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mafsheq në Krujë, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Një person ra në prangat e bluve të Durrësit pasi Policia Kufitare në port gjeti dhe sekuestroi 11 kg heroinë në makinën e tij.

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dibër, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe h

Një 21-vjeçar shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe.