Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me dy mina me telekomandë.

Bëhet fjalë për Fatjon Llanajn, banues në Tiranë, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Skuter”.

"Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale", njofton policia.

Ai akuzohet për "Mbajtje pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.