Një vrasje me armë ka ndodhur në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake është ekzekutuar me armë shtetasi Fatbardh Lici, 53 vjeç, banues në lagjen Guerile në Shkodër.

Mësohet se forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet edhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje