Një tjetër vrasje ka ndodhur në Shkodër. Sipas raportimeve të para, ngjarja është regjistruar në fshatin Sumë të Dukagjinit.

Nga të dhënat e para raportohet për një shtetas të vdekur, i identifikuar si Gjergj Krygja, 43 vjeç.

Viktima është qëlluar me armë zjarri pranë banesës.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.