Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë, në Shkodër, ku është vrarë me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Viktimë ka mbetur Nard Polia, 36 vjeç nga Thethi.

Viktima është qëlluar disa herë me armë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.