Policia e Kukësit ndalon 75-vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

Efektivët e policisë ndaluan shtetasin Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.

Ngjarja

Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme.