EMRI/ Ekzekutoi biznesmenin 51-vjeçar, arrestohet autori

17/10/2020 - 10:16

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë.

Kliti Leka, 53 vjeç, nga Tirana është vënë në pranga në vendin e quajtur Livadh.

“Në vendin e quajtur ‘Livadhet’, u prangos autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Biznesmeni Goro, kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, u qëllua ndërsa po dilte nga marketi i së motrës. Për pasojë mbeti e plagosur lehtë edhe kjo e fundit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por paraprakisht dyshohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, që mund të jetë bërë shkak i atentatit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e kaluar, një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, të cilit i është gjetur një sasi kanabisi në banesë.

Sikurse njofton Forca Detare, më 19 tetor 2020, në Komandën e Forcës Detare në Plepa të Durrësit, u zhvillua ceremonia e emërimit të koma

Zbardhet identiteti i tre shqiptarëve, që u arrestuan tri ditë më parë në Igumenicë të Greqisë me 31 kg drogë.

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Lezhë dhe Mirditë, duke i kërkuar llogari për burimin e pasurisë tre personave të dënuar për vra

Një i ri është gjetur i pajetë në Tiranë, në zonën e Dajtit. Policia sqaroi se 34-vjeçari me iniciale O.GJ.

Policia e Durrësit njofton se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.

Një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor në Fushë-Krujë.

Policia greke vijon të kërkojë shqiptarin me emrin Niko, i cili dyshohet si autori i krimit të dyfishtë në Flambouro, lokacioni Loutraki,