Policia britanike ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar për vrasjen e 27-vjeçarit Grineo Daka në Leyton.

Për ekzekutimin e Dakës u arrestua Edison Brahimi 29 vjeç banues në Camden Road.

Daka u qëllua për vdekje në Klubin Pheonix Snooker në Lea Bridge Road më 7 korrik, shkruajnë mediat britanike.

Brahimi u dërgua në një stacion policie në jug të Londrës. Ai sot pritet të dërgohet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës të Thames.