Një punonjës policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike.

Me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.08.2016, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Ditën në fjalë, sipas procesverbalit përkates të këqyrjes, në Komisariatin e policisë ka qenë në detyrë si patrullë oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit të këqyrjes së regjistrit në ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 janë dorëzuar nga punonjësi i policisë Faik Ujkaj.

Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara.