Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje të Korçës.

Mësohet se shtetasi Flamur Duci është gjetur i vdekur nga bashkëfshatarët pranë lokalit të tij.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.