EMRI/ Gjendet i vrarë dhe groposur në pyll i riu shqiptar

21/09/2019 - 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dolauer Heide, të Gjermanisë, ku një 27-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë dhe i groposur në një pyll. 

"Bild" shkruan se viktima, Ismail P., i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste, është zbuluar nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ekzekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufi

Policia angleze ka deklaruar se këtë pasdite, datë 16 tetor 2019, dy shqiptarë kanë marrë dënimin nga gjykata me 32 muaj burgim secili.

Prokuroria e Kavajës më në fund ka marrë nën hetim Marsida Qatjan, 30-vjeçaren në banesën e së cilës në datë 9 tetor, pas shkëmbimit të a

Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Fushë Krujë.

Policia italiane ka zhvilluar një mega-operacion, duke shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez,

Policia ndalon një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e na

Ky është momenti i arrestimit të 38-vjeçarit Tesilvan Basho gjatë operacionit “Selenica”.

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Selenicë të Vlorës.