Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo të Himarës.

Mësohet se viktima është Ylli Luçaj nga fshati Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç.

Policia dyshon se 65-vjeçari Luçaj ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë të paqarta, teksa grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur dinamikën.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa vijon krehja e zonës nga uniformat blu.