Gjykata e Tiranës ka vendosur 40 ditë burg për 23-vjeçarin Shkëlqim Kastratin me origjinë nga Kosova, i cili u arrestua në Tiranë disa ditë më parë.

Ai u arrestua për llogari të drejtësisë gjermane dhe së shpejti do të ekstradohet drejt Gjermanisë për të vuajtur dënimin.

Kastrati, me pseudonimin Kimi ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.Ll., i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23-vjeçarin Kastrati.