Klani mafioz “Mariglianesi” që vepron Napoli është goditur në një aksion policor të realizuar nga karabinierët e “Castello di Cisterna-s”.

Sipas raportimeve të mediave italiane, efektivët ekzekutuan një ditë më parë 20 urdhër-arreste. Mes të arrestuarve ishte edhe një shqiptar: Erson Nanaj 35 vjeç, i cili banonte në Acerra (komunë në Napoli).

Klani kriminal raportohet se ishte aktiv veçanërisht në trafikun e drogës 24 orë në 24. Por përveç trafikut të drogës, klani merrej me grabitje, gjobëvënënie ndaj biznesmenëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Raportohet se organet ligjzbatuese italiane ndërhynë pasi klani mafioz kriminal po përgatisje një vrasje.